Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 40-ta me radhë)

 

Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme vjetore e kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 40-ta me radhë) do të mbahet ditën e premte, me datë 25.04.2025, në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e zyrës qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë, sheshi “Nënë Tereza”, pn.

 

Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE:

 

1. Hapja e mbledhjes
Formimi i kryesisë së punës

2. Zgjedhja e komisioneve:

a) Komisioni verifikues
b) Caktimi i procesmbajtësit

3. Raporti i komisionit verifikues

4. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar

5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së bordit të drejtorëve për vitin 2024

6. Shqyrtimi dhe miratimi:

Raporti vjetor i bankës për vitin 2024

Raporti i auditorit të pavarur për vitin 2024
Vendimi për miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2024
Plani strategjik 2025-2027

7. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ndryshimet dhe plotësimet e statutit të bankës ekonomike në mes të dy mbledhjeve vjetore të kuvendit të aksionarëve

8. Përditësimi dhe raportimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ks siguria

9. Shqyrtimi i propozimit për delegimin e autorizimeve të kuvendit të aksionarëve për vendimmarrje nga bordi i drejtorëve në mes të dy mbledhjeve për bankën ekonomike dhe ks siguria

10. Zgjedhja e auditorit të pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të bankës për vitin 2025

11. Të ndryshme

 

Banka Ekonomike Sh.A.
Bordi i Drejtorëve

 

Ftohen aksionarët e interesuar që, nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë pasqyrën financiare, me raportet e auditorëve të jashtëm, si dhe dokumentet tjera lidhur me propozimin e vendimeve të vendosura në rendin e ditës të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, ose të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, si dhe përmes email-t zyrtar fatos.begolli@bekonomike.com, në lidhje me dorëzimin/pranimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.