Korporata
Departamenti i Korporatës në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin për Individë dhe Departamentin për NVM dhe Mikro Biznese, asiston dhe ofron shërbime për klientët me një profesionalizëm dhe fleksibilitet të lartë.
Angazhimi ynë është të mbajmë dhe të zhvillojmë marrëdhënie biznesi me kompani të mëdha dhe të mesme që operojnë në Kosovë dhe jashtë saj.
Zyrtarët tanë të korporatës ofrojnë shërbime bankare dhe zgjidhje financimi të përshtatura sipas nevojave të klientit. Për më tepër, fokusi i Departamentit të Korporatës është në zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata me:
- Korporatat e mesme dhe të mëdha
- Institucionet financiare (bankare dhe jo-bankare)
- Agjencitë qeveritare, Ndërmarrjet Publike dhe ato Lokale dhe Organizatat joqeveritare