Festoni ditën e mësuesit dhe ditën ndërkombëtare të gruas duke përfituar bonus nga Banka Ekonomike

Banka Ekonomike do të festojë Ditën e Mësuesit më 7 Mars dhe Ditën Ndërkombëtare të Gruas me 8 Mars me kampanjë bonusi për klientët tanë. Kjo kampanjë është shenjë mirënjohjeje për besimin tuaj të vazhdueshëm në shërbimet tona. Cfarë duhet të dini për kampanjën? • Kampanja do të zgjasë dy ditë - 7 dhe 8 Mars 2024 • Për çdo blerje me cilëndo kartelë të Bankës Ekonommike në POS terminalet e Bankës Ekonomike, në këto data duke filluar në vlerë prej 20 EUR, ju kualifikoheni për bonus. • Bonusi do të kalkulohet dhe do të kreditohet llogaria e juaj rrjedhëse me datën 12 Mars 2024. Si fitohet Bonusi? • Për çdo blerje 20 EUR deri ne 49.99 EUR ju do të përfitoni 2 EUR bonus • Për çdo blerje 50 EUR e tutje – ju do të përfitoni 5 EUR bonus • Vlera maksimale e bonusit të përfituar është 20 EUR Festoni me ne këto festa dhe shfrytzoni bonuest që kemi pëgatitur për ju! Për më shumë informata, vizitoni degën më të afërt, apo na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve 038 500 500 & 049 733 322, apo email adresës: info@bekonomike.com Banka Ekonomike Mendon për ty!

Instalimi i sistemeve solare fotovoltaike përmes eko kredisë.

🌱Banka Ekonomike ofron mundësinë për të përfituar nga subvencionimi i Ministrisë së Ekonomisë për instalimin e sistemeve solare fotovoltaike përmes Eko Kredisë. Banka Ekonomike ju ofron mundësinë e blerjes së këtyre pajisjeve me anë të kredisë me kushte shumë të favorshme⬇. Vlera e subvencionit për konsumatorët familjarë, mbulon shumën 250 €/kWp dhe deri në 1750.00 €, subvencionohet vetëm një sistem fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum për një (1) shtëpi, sistemi duhet të blihet i ri. 💡 Afati i fundit për aplikim për fazën e parë është deri më datën 31.05. 2024, ose deri në shpenzimin e buxhetit të alokuar për këtë thirrje. Ne ndihmojmë ndërmarrjet të jenë më efikase dhe miqësore ndaj mjedisit.🌿 Për më shumë informata rreth thirrjes vizitoni linkun 🌐https://rb.gy/p0xfze Apliko online për kredi 👇https://bit.ly/3FMMwR9 Banka Ekonomike, Mendon për ty!

Kredi individuale deri në 60,000 euro

Kredi Individuale deri në 60,000 Eur pa hipotekë dhe pa garantues, me afat kthimi deri në 180 muaj! Ju do të përfitoni: • Norma atraktive të interesit • Pa Garantues • Pa Hipotekë • Maturiteti i kredisë deri në 180 muaj Kampanja vlen për të gjithë klientët të cilët aktivizojnë shërbimet e mëposhtme: • E-banking • Sms Shërbimet • Mbitërheqje • Kredit Kartelë • Pako 3 *Të gjithë personat individ të cilët marrin paga nëpërmjet sistemit bankar në Kosovë mund të aplikojnë për këtë kampanjë, konkretisht klientët që marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe nga Institucionet/Kompanitë publike, si dhe klientët të cilët marrin paga nga Institucionet/kompanitë private- klientë VIP Për më shumë informata, vizitoni degën më të afërt, apo na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve 038 500 500 & 049 733 322, apo email adresës: info@bekonomike.com Për sugjerime dhe ankesa ju lutem na shkruani në kujdesindajklientit@bekonomike.com Kampanja do të jetë aktive deri më 30.09.2024 Banka Ekonomike Mendon për ty!

Kredi për investime në pajisje efiçiente për ngrohje për biznese

SUBVENCION PËR PAJISJE EFIÇIENTE PËR NGROHJE PËR NDËRMARRJET MIKRO, TË VOGLA DHE TË MESME Merr kredi në Bankën Ekonomike për investime në pajisje efiçiente të ngrohjes për biznese. Përfito nga subvencioni i Ministrisë së Ekonomisë për pajisje efiçiente për ngrohje duke marrë kredi për investim në pajisje efiçiente të ngrohjes për biznesin tuaj. Investimet në pajisje efiçiente për ngrohje ndikojnë në: •Uljen e shpenzimeve të energjisë •Përmirësimin e imazhit dhe reputacionit të biznesit tuaj •Mbrojtjen e mjedisit Pajisjet efiçiente për të cilat do të përfitoni nga subvencioni janë: •Pompa termike- subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 2,000€, •Kondicioneri/klima efiçiente- subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 1,000€, •Stufa individuale me biomasë- subvencionohet me 40% të vlerës investive dhe deri në 500€. Thirrja për fazën e parë është e hapur deri më 31 Janar 2024. Udhëzime për fazat e aplikimit për subvencionimin e pajisjeve efiçiente: •Lexoni më shumë për thirrjen publike këtu! •Shikoni video udhëzuesin se si të aplikoni për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për NMVM këtu! Apliko online:https://bit.ly/3FMMwR9 Banka Ekonomike Mendon për ty!

Të nderuar klientë të Bankës Ekonomike

Të nderuar klientë të Bankës Ekonomike, Me kënaqësi të veçantë dëshirojmë të ndajmë lajmin e gëzueshëm për fituesit e kampanjës sonë të depozitave. Fituesit e përzgjedhur: Llap Top: 1. Burim Halilaj me numër të kontratës 8565751 2. Qazim Bytyqi me numër të kontratës 8211958 3. Shpresa Limani me numër të kontratës 3896692 TV: 1. Shpresa Limani me numër të kontratës 3896785 2. Gani Muli me numër të kontratës 8383305 3. Arben Podrimqakaj me numër të kontratës 8775899 iPhone 14: 1. Gani Jashanica me numër të kontratës 3473840 2. Afrim Demaku me numër të kontratës 8774582 3. Avni Morina me numër të kontratës 8535158 Banesë në Prishtinë: 1. Sami Shalaku me numër të kontratës 3398320 Urime për të gjithë fituesit! Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe besimin tuaj ndaj Bankës Ekonomike.

Njoftim për llogari bazike për kategorinë e cenueshme

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët e saj se duke filluar nga data 01 Janar 2024 (bazuar në Regulloren e BQK-së për Qasjen në Llogari Pagese me Shërbime Bazike), hyn në fuqi ofrimi i llogarisë së pagesës me shërbime bazike për kategoritë e cenueshme, me shërbime bazike për menaxhimin e financave tuaja pa pagesë. Shërbimet e përfshira me 0% komision në Pakon Bazike të llogarisë rrjedhëse: • Deponimi në degë • Deponimi në ATM brenda bankës / jashtë bankës • Tërheqja në degë • Tërheqja në ATM brenda bankës / jashtë bankës • Debitimi direkt • Pagesat përmes debit kartelës - në terminale të pagesave (POS) • Pagesa përmes debit kartelës - Online/E-Commerce • Transferet brenda bankës - në degë • Transferet brenda bankës - E-banking • Transferet brenda llogarive të të njëjtit klient - në degë • Transferet brenda llogarive të të njëjtit klient - E-banking • Hapja e llogarisë • Mirëmbajtja e llogarisë • Lëshimi i shërbimit E-banking • Urdhër pagesa brenda bankës Llogaria bazike ofrohet ekskluzivisht në valutën EUR vetëm për klientët individual të rinj dhe ekzistues (persona fizik). Për më shumë informata rreth llogarisë bazike pa pagesë për kategoritë e cenueshme, ju lutemi vizitoni degën tonë më të afërt për ju, ose kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrat e telefonit 038 500 500 dhe 049 733 322.

Blej dhe fito për festat e fundvitit!

Banka Ekonomike është e lumtur të prezantojë Kampanjën e re të blerjeve në POS terminalet e Bankës Ekonomike, e cila ju ofron një mundësi unike për të fituar bonus gjatë kësaj periudhe festive. Fitoni Bonus: Paguaj në POS terminalet të Bankës Ekonomike me kartelat e bankës tonë dhe fito 0.5% BONUS në çdo blerje. Pagesat: Bonuset e fituara do të kreditohen në llogarinë tuaj rrjedhëse çdo muaj, me datën 16 të muajit vijues. Kohëzgjatja: Kampanja fillon sot dhe zgjatë deri më 15 Janar 2024. Ky është shansi juaj për të bërë blerjet tuaja festive edhe më të dobishme. Festa të lumtura dhe blerje të këndshme! Listën e tregtarëve të POS e gjeni në këtë link.

Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me fondin kosovar për garanci kreditore

Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), marrëveshja e quajtur "Dritarja GROW. ZV Kryeshefi Ekzekutiv i Bankës Ekonomike, Arijan Haxhibeqiri dhe Drejtori Menaxhues i FKGK-së, Besnik Berisha, kanë bërë një hap të rëndësishëm me një qëllim të qartë, përkrahjen e investimeve në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencën e energjisë në Kosovë. Arijan Haxhibeqiri theksoi se Banka Ekonomike është e angazhuar për të vazhduar këtë rrugë të suksesshme të bashkëpunimit me FKGK, duke ofruar këshillë dhe mundësi konkrete për investime në energji të ripërtëritshme. Në një thirrje për bashkëpunim të mëtejshëm Zt. Haxhibeqiri ka shfaqur gatishmërinë e Bankës Ekonomike për të ndihmuar ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në kuptimin dhe përfitimin maksimal të investimeve në këtë fushë. Kjo marrëveshje sjell një perspektivë të re në fushën e financave dhe energjisë, ndërsa Banka Ekonomike do të vazhdoj të jetë një partner aktiv në zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve në Kosovë. Drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha, me këtë rast theksoi: ne kemi bashkëpunim të vazhdueshëm me Bankën Ekonomike, dhe sot jemi të lumtur që nënshkruajmë marrëveshjen për dritaren GROW. Kjo ngjarje është zgjerim i mëtutjeshëm i këtij bashkëpunimi dhe do t’i ndihmojë të dy institucionet në realizimin e objektivave të qendrueshmërisë. Dritarja GROW (Dritarja e Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbëra) do të lehtësojë qasjen në financa dhe mbështesë zhvillimin e bizneseve që investojnë në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencës së energjisë. Dritarja GROW do të mbështesë ekonominë e Kosovës përmes rritjes së investimeve të gjelbëra, falë kapitalit prej gjashtë (6) milionë euro të dhuruar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), asistencës teknike nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe instrumetit të rigarantimit nga Korporata Financiare e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC);

Banka Ekonomike rialokon degën e Fushë Kosovës

Banka Ekonomike rialokon degën e Fushë Kosovës Në përshtatje me strategjinë tonë për të avancuar infrastrukturën bankare dhe për të përmbushur nevojat e klientëve tanë, me kënaqësi ju njoftojmë se dega jonë në Fushë Kosovë tani është rialokuar në adresë të re. Nëndega e re ndodhet në: Rrugën Nënë Tereza, nr. 149, Fushë Kosovë. " Kjo zhvendosje është një hap thelbësor drejt ofrimit të shërbimeve më efikase dhe se investimet vazhdojnë të jenë prioritet për të siguruar që të jemi sa më pranë klientëve tanë kudo në vend. Ju mirëpresim! Banka Ekonomike
Shfaqur 27 nga 97 shpallje