Njoftim për klient

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se me datën 14 Tetor 2023 (ditë e shtune), të gjitha degët e Bankës Ekonomike do të jenë të mbyllura. Nga data 21 Tetor 2023 do të ri fillojmë të punojmë ditëve të Shtune, sipas orarit zyrtarë ⏰9:00 deri në ⏰14:00, në degët e mëposhtme: 📍Dega Prishtinë 📍Dega Gjakovë 📍Dega Pejë 📍Dega Prizren 📍Dega Mitrovicë 📍Dega Ferizaj 📍Dega Gjilan 📍Nëndega Prishtina Mall Banka Ekonomike inkurajon të gjithë klientët të vazhdojnë të i shfrytëzojnë kanalet alternative të bankimit: 💳 Pagesa me kartela të bankës; 💻 Transfere të mjeteve përmes platformës E-banking; 🏦 Tërheqje të mjeteve përmes bankomatëve (ATM-ve). Për çdo paqartësi ju munde te kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrat e telefonit 038 500 500 dhe 049 733 322. Banka Ekonomike Mendon për ty!

Afatizo dhe fito banesë në Prishtinë!

Afatizo deri në 2 vjet dhe përfito normë efektive të interesit deri në 2%, vlera minimale e afatizimit 5,000 EUR. Bëhu pjesë e lojës së madhe shpërblyese dhe fito: 1 x Banesë në Prishtinë 3 x Iphone 14 3 x Laptop 3 x TV Smart Për çdo afatizim në vlerë prej 5000 EUR, ju do të përfitoni një kupon për lojë shpërblyese. Nëpërmjet depozitave me afat ju përfitoni transparencë, siguri, fitim dhe fleksibilitet në planet tuaja të kursimit. Për më shumë informata na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve ☎️ 038 500 500 & 📲 049 733 322, na shkruani në kujdesindajklientit@bekonomike.com apo vizitoni degën tonë më të afërt për ju! Oferta vlen deri me datë 28 Dhjetor 2023. Përzgjedhja e fituesve do të bëhet me datë 29 Dhjetor 2023. Banka Ekonomike Mendon për ty!

Njoftim – Llogaria e pagesës me shërbime bazike

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët e saj se duke filluar nga data 01 Gusht 2023, bazuar në Rregulloren e Bankës Qendrore, hyn në fuqi Llogaria e pagesës me shërbime bazike, e cila ofron qasje në shërbimet bazike të nevojshme në menaxhimin e financave tuaja. Llogaria bazike është një lloj i kufizuar i llogarisë e ofruar ekskluzivisht në valutën EUR që është e aplikueshme vetëm për klientët individual të rinj dhe ekzistues (të cilët nuk janë persona juridik). Shërbimet e përfshira në Pakon Bazike të llogarisë rrjedhëse: Hapja e llogarisë Mirëmbajtja e llogarisë Aktivizimi i shërbimit E-banking Deponimi në degë Tërheqja në degë Deponimi në ATM brenda objekteve të Bankës Ekonomike / jashtë objekteve të Bankës Ekonomike Tërheqja në ATM brenda objekteve të Bankës Ekonomike / jashtë objekteve të Bankës Ekonomike Pagesat në të gjitha POS terminalet e bankave tjera në Kosovë Pagesat përmes debit kartelës - Online/E-Commerce në Kosovë Tranferet brenda Bankës Ekonomike - E-banking Pagesat Kos Gyro për Doganat me E-banking Pagesat KESCO përmes E-banking Debitimi direkt Dhënia e gjendjes së llogarisë Mbyllja e llogarisë Ju mund të zgjedhni pakon bazike me një tarifë të ulët e cila nuk mund të jetë më e lartë se 0,12% e vlerës së pagës mesatare neto mujore në Republikën e Kosovës, e publikuar nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës Për më shumë informata rreth llogarisë bazike, ju lutemi vizitoni degën tonë më të afërt për ju, ose kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrat e telefonit 038 500 500 dhe 049 733 322. Banka Ekonomike Mendon për ty!

Njoftim – Çmimorja e re për persona fizik dhe juridik

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët e saj se duke filluar nga data 01 Gusht 2023, hyn në fuqi çmimorja e re për persona fizik dhe juridik. Shërbimet/çmimet të cilat do të ndryshohen nga data 01 Gusht 2023 janë: • Pako Bazike – Llogaria Bazike • Konfirmimi për llogari të hapur (Llogaria e kursimit & Llogaria Flexi Depozitë) • Normat e interesit për Kreditë individuale • Normat e interesit për kredi biznesi • Normat e interesit për lizing • Procesimi i pagave me E-banking • Visa Platinum • POS terminalet Çmimoren e re e gjeni në linkun:https://www.bekonomike.com/sq/%C3%87mimore-p%C3%ABr-Persona-Fizik%C3%AB-dhe-Juridik Për më shumë informata rreth publikimit të çmimores, ju lutemi vizitoni degën tonë më të afërt për ju, ose kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrat e telefonit 038 500 500 dhe 049 733 322. Banka Ekonomike Mendon për ty!

Njoftim – Kushtet e përgjithshme të afarizmit të Bankës Ekonomike

Ju njoftojmë se Banka Ekonomike ka ndryshuar Kushtet e përgjithshme të afarizmit të bankës, të cilat hyjnë në fuqi me datë 1 Gusht 2023. Kushtet e përgjithshme të afarizmit të bankës në mënyrë të detajuar specifikojnë produktet dhe shërbimet që ofrohen në momentin e hyrjes së klientit në marrëdhënie kontraktuale me Bankën Ekonomike dhe është i strukturuar si më poshtë: • Përdorimi llogarive, • Personat e autorizuar, • Shërbimet dhe produktet bankare elektronike, • Debit dhe Kredit kartelat, si dhe terminalet POS dhe ATM • Transaksionet në llogari, • Produktet kreditore, • Urdhërat nga autoritetet lokale, • Tarifat dhe provizionet, • Privatësia dhe të dhënat personale, • Pronari kryesor përfitues, • Mbyllja e llogarisë, • Përgjegjësitë dhe të drejtat, • FSDK, • Klientët me shtetësi Amerikane FATCA, • Ankesa dhe komunikimi, • Komunikimi i ndryshimeve. Kushtet e përgjithshme të afarizmit të Bankës gjeni në linkun: https://www.bekonomike.com/sq/Kushtet-e-P%C3%ABrgjithshme-t%C3%AB-afarizmit-t%C3%AB-bank%C3%ABs Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni degën tonë më të afërt për ju, ose kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrat e telefonit 038 500 500 dhe 049 733 322. Banka Ekonomike Mendon për ty!

Pushimi ka lezet kur kursimet e kryejnë punën e vet.

Pushimi ka lezet kur kursimet e kryejnë punën e vet. Afatizo deri në 5 vjet dhe përfito normë efektive të interesit deri në 3% Fito edhe GIFT CARD në Siguri prej shpisë deri në 200 Euro, varësisht nga vitet dhe shuma e depozitës me afat. Produktet e sigurimeve në KS Siguria të cilat mund ti shfrytëzoni: Sigurimet Motorike: • Sigurimi i Auto përgjegjësisë MTPL • Sigurimi MTPL+ • Sigurimi Kasko Sigurimet e Pasurisë: • Sigurimi i Pronës • Sigurimi i Shtëpisë/Banesës • Sigurimi i Parave në kasafortë • Sigurimi i Parave në tranzit • Sigurimi i Rreziqeve në Ndërtim • Sigurimi i Përgjegjësive • Sigurimi i Mallit në Transport • Sigurimi i Gradacioneve • Sigurimi Kompleks i Bankave, BBB Norma efektive e interesit deri në 3%, apo varësisht nga vitet e maturimit të afatizimit që zgjedhni. Nëpërmjet depozitave me afat ju përfitoni transparencë, siguri, fitim dhe fleksibilitet në planet tuaja të kursimit. Për më shumë informata na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve ☎️ 038 500 500 & 📲 049 733 322, na shkruani në kujdesindajklientit@bekonomike.com apo vizitoni degën tonë më të afërt për ju! Oferta vlen deri me datë 30 Shtator 2023. Banka Ekonomike Mendon për ty!

Kampanja Master Card

Pjesëmarrës ne kampanje do jene te gjithë kartel mbajtësit te cilët do te bëjnë të paktën 10 blerje brenda periudhës të kampanjës, kampanja do të zhvillohet në tri periudha: 1 korrik 2023 – 31 korrik 2023, 1 gusht 2023 – 31 gusht 2023, 1 shtator 2023 – 30 shtator 2023 dhe do kenë shpenzuar ne blerje ne POS terminale mjete ne kumulativ ne vlere 300 EUR. 3000 mbajtësit e parë të kartës do rimbursohet nga Mastercard ne vlere prej 10 EUR. Rimbursimi do kthehet drejtpërdrejt ne llogari te klientëve. Qëllimi i kampanjës eshte te rritet përdorimi i kartelës debitore dhe kreditore te brendit Master card. Transaksionet e vlefshme për pjesëmarrje në kampanjë duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme: Të vlefshme konsiderohen 10 e më shumë blerje ne shumën minimale prej 300,00€ Të vlefshme konsiderohen transaksionet e kryera në POS brenda dhe jashtë Kosovës. Të vlefshme konsiderohen transaksionet e kryera online. Procesi i rimburësimit të klientëve: Për transaksione 1 korrik 2023 – 31 korrik 2023 ((rimburësimi i parave do të bëhet deri më 15 gusht 2023) Për transaksione 1 gusht 2023 – 31 gusht 2023 (rimburësimi i parave do të bëhet deri më 15 shtator 2021) Për transaksione 1 shtator 2023 – 30 shtator 2023 (rimburësimi i parave do të bëhet deri më 15 tetor 2023) Kampanja është aktive deri më 30 Shtator 2023.

Njoftim rreth orarit të punës ditëve të shtune për muajin e Diasporës

Njoftim rreth orarit të punës ditëve të Shtune për muajin e Diasporës Jemi këtu për t’ju bërë të ndjeheni sa më mirë në atdheun tuaj, duke krijuar një muaj të veçantë për ju, të quajtur “Muaji i Diasporës”, gjatë të cilit do të jemi në shërbimin tuaj edhe çdo të Shtunë të muajit Korrik. Duke filluar nga data 01 Korrik 2023 do të fillojmë të punojmë edhe ditëve të Shtune, sipas orarit zyrtarë ⏰9:00 deri në ⏰14:00, në Degët dhe Nëndegët tona. Kjo do te jetë një mundësi e shkëlqyeshme për të biseduar me stafin tonë të kualifikuar, të cilët do të ju ndihmojnë me profesionalizëm për nevojat tuaja financiare. Banka Ekonomike është partneri juaj i besueshëm, që do të ju mbështesë në çdo hap të rrugës drejt suksesit. Banka Ekonomike Mik i Diasporës

Njoftim për mbajtje të mbledhjës së përgjithshme të kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike-

Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme vjetore e kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 37-ta me radhë) do të mbahet ditën e enjte, me datë 20.04.2023, në orën 09:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e zyrës qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë, sheshi “Nënë Tereza”, pn. Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE: 1. Hapja e mbledhjes Formimi i kryesisë së punës 2. Zgjedhja e komisioneve: a) Komisioni verifikues b) Caktimi i procesmbajtësit 3. Raporti i komisionit verifikues 4. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar 5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së bordit të drejtorëve për vitin 2022 6. Shqyrtimi dhe miratimi: Raporti vjetor i bankës për vitin 2022 Raporti i auditorit të pavarur për vitin 2022 Vendimi për miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2022 Plani strategjik 2023-2025 7. Shqyrtimi dhe miratimi/verifikimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ndryshimet dhe plotësimet e statutit të bankës ekonomike në mes të dy mbledhjeve vjetore të kuvendit të aksionarëve 8. Shqyrtimi dhe raportimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për KS Siguria 9. Shqyrtimi i propozimit për delegimin e autorizimeve të kuvendit të aksionarëve për vendimmarrje nga bordi i drejtorëve në mes të dy mbledhjeve për bankën ekonomike dhe KS Siguria 10. Zgjedhja e auditorit të pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të bankës për vitin 2023 11. Mandati i Bordit të Drejtorëve të Bankës Ekonomike 12. Propozim për investime 13. Të ndryshme Banka Ekonomike Sh.A. Bordi i Drejtorëve Ftohen aksionarët e interesuar që, nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë pasqyrën financiare, me raportet e auditorëve të jashtëm, si dhe dokumentet tjera lidhur me propozimin e vendimeve të vendosura në rendin e ditës të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, ose të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, si dhe përmes email-t zyrtar fatos.begolli@bekonomike.com, në lidhje me dorëzimin/pranimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.
Shfaqur 36 nga 97 shpallje