Banka Ekonomike ndan mirënjohje për performuesit më të mirë gjatë kampanjave për kredi individuale dhe kredi për mikro biznese.

    Banka Ekonomike ndan mirënjohje për performuesit më të mirë   Asnjë kompani nuk mund të mbijetoj në dimensionin afatgjatë dhe dinamik pa një staf proaktiv, profesional dhe të përkushtuar. Angazhimi i vazhdueshëm, përkushtimi dhe energjia që punëtorët e Bankës Ekonomike e sjellin në punë është tregues kyç i suksesit të qëndrueshëm. Andaj, Banka Ekonomike vazhdon të ndajë mirënjohje për performuesit më të mirë gjatë kampanjave për Kredi Individuale dhe Kredi për Mikro Biznese.

Banka e vetme me kapital 100% vendor

    Banka e vetme me kapital 100% VENDOR   Banka Ekonomike Mendon për ty!

Dil në Bankën Ekonomike

Dil në Bankën Ekonomike Transferoje rrogën dhe përfito shumë shërbime bankare pa pagesë! Na vizitoni, ju mirëpresim. Banka Ekonomike Mendon për ty!

Me rastin e ditës botërore të kursimit, Banka Ekonomike ka mirëpritur një grup nxënësish të shkollës së gjuhëve të huaja “ BRITTON’S”,

  Me rastin e ditës botërore të kursimit, Banka Ekonomike ka mirëpritur një grup nxënësish të shkollës së gjuhëve të huaja “ BRITTON’S”, të cilët nga afër janë njoftuar me ambientet e bankës dhe proceset e punës. Gjatë vizitës nxënësit janë njoftuar për ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e kursimit si dhe janë shpërndarë dhurata modeste.

Banka Ekonomike është duke marrë pjesë në panairin e agrobiznesit dhe ushqimit “Agrokos”

Banka Ekonomike është duke marrë pjesë në Panairin e Agrobiznesit dhe Ushqimit “AGROKOS”, i cili është duke u mbajtur në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Për t’u njoftuar me ofertat më të reja të Bankës Ekonomike, na vizitoni nga sot deri më 19 Tetor 2018. Ju mirëpresim. Banka Ekonomike Mendon për ty!

Kampanja e depozitave – Kurse me Bankën Ekonomike

Për të nesërme të sigurt, kurse me Bankën Ekonomike dhe fito përmes normave atraktive të interesit me afat deri në 5 vite. Banka Ekonomike Mendon për ty!

Konferenca vjetore e BQK-së “Qasja në financa, kreditimi bankar dhe sektorët bankarë në vendet e evropës qendrore, lindore dhe juglindore”

Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës, Banka Kombëtare e Austrisë dhe Banka Investive Evropiane organizuan konferencën ndërkombëtare “Qasja në Financa, Kreditimi Bankar dhe Sektorët Bankarë në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore”. Në këtë konferencë u trajtuan tema të rëndësishme mbi rëndësinë e aktivitetit të sektorit bankar në rajonin e Evropës Qendrore dhe Juglindore, si një shtyllë e rëndësishme e financimit të zhvillimit ekonomik në këto vende. Ekspertë të shumtë të kësaj fushe ishin pjesëmarrës në këtë konferëncë, si ekspertë nga banka qendrore e vendit, bankat qendrore të rajonit dhe më gjerë, institucioneve financiare vendore dhe ndërkombëtare si dhe bankave komerciale. Pjesë e panelit ishte edhe Kryeshefja Ekzekutive e Bankës Ekonomike Znj. Merita Gjyshinca Peja, e cila ndër të tjera theksoi përkushtimin e Bankës Ekonomike si bankë vendore në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, përparsitë dhe sfidat e operimit në një treg ku mbi 80% e tregut dominohet nga bankat ndërkombëtare.  

Banka Ekonomike me lokacion të ri në Gjilan

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se ka rialokuar Degën e Gjilanit në një lokacion të ri, Rr. Gjilan – Kamenicë, Kompleksi “Albanica”. “Ne rialokuam degën e Gjilanit në lokacion të ri, me dizajn modern në pëputhje me imazhin/stadardin e ri, hapësira të veçanta dhe të dedikuara për klientët e bizneseve, qasje më të lehtë dhe të shpejtë, hapësira të mjaftueshme për parking të veturave. Një vëmendje të veçantë i kemi kushtuar avancimit të kanaleve alternative dhe bankingut digjital. Për t’i plotësuar nevojat bankare të klientëve tanë, kemi krijuar hapësirën vetë shërbyese 24/7, ku klientët mund të shfrytëzojnë në çdo kohë dhe kryejnë shërbimet e tyre, pa u kufizuar nga orari zyrtar i bankës. Në këtë qendër klientët mund të bëjnë deponimin e qarkullimit ditor në çdo kohë, shpejtë dhe sigurtë, shfrytëzojnë platformën e E-Banking me teknologji te avancuar, për të realizuar çdo lloj pagese, ”,tha Merita Gjyshinca Peja, Kryeshefe Ekzekutive. “Gjithashtu në fjalën e tij të rastit menaxheri i degës Ymer Salihu theksoi se do të vazhdojmë me parimet e punës tonë, të kuptojmë nevojat dhe prioritetet e klientëve tanë, dhe mbi këtë bazë t’ju ofrojmë shërbime sa më cilësore. Poashtu, stafi profesional dhe i përkushtuar do të jetë në dispozicion t’u ofrojë të gjithë klientëve edhe këshilla profesionale financiare.” Ky hap konfirmon misionin e bankës për të ofruar shërbime të shpejta dhe cilësore duke vazhduar të mbetemi besnik ndaj klientëve tanë. Banka Ekonomike Mendon për ty!

Banka Ekonomike me lokacion të ri në Lipjan

Banka Ekonomike me lokacion të ri në Lipjan Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se ka rialokuar Degën e Lipjanit në një lokacion të ri. Ky lokacion me dizajn modern është në përputhje me imazhin e ri të Bankës Ekonomike, i cili ofron hapësirë më të përshtatshme, komunikim më të mirë, qasje më të lehtë dhe të shpejtë në produktet dhe shërbimet bankare. Adresa e degës së re është Sheshi Adem Jashari pn. Na vizitoni, Ju mirëpresim! Banka Ekonomike Mendon për ty!
Shfaqur 72 nga 97 shpallje