Banka Ekonomike dhuron donacion për QKUK

Në kuadër të përgjegjësisë sociale, Banka Ekonomike vazhdon të përkrah fëmijët duke dhuruar donacion për QKUK, respektivisht Klinikën e Pediatrisë, Reparti Hematologjisë-Onkologjisë. Sistemi shëndetësor, në veçanti shëndeti i fëmijës vazhdon të jetë sfidë e madhe e shoqërisë tonë. Prandaj, duke pasur parasysh që fëmijët janë gurthemel i një kombi e shoqërie, Banka Ekonomike ka vendosur të dhurojë donacion për QKUK, respektivisht Klinikën e Pediatrisë, Reparti Hematologjisë-Onkologjisë. Ndonëse një kontribut modest, megjithatë përmes këtij donacioni ne kemi synuar të furnizojmë me inventar të ri dhe poashtu të përmirësojmë ambientin e punës me qëllim që të ofrohen kushte sa më të mira për punë, dhe kështu të trasojmë një të ardhme të sigurtë për fëmijët, thotë Merita Gjyshinca Peja, Kryeshefe Ekzekutive.   Ky donacion është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të Bankës Ekonomike për ngritjen e vetëdijësimit dhe përgjegjësisë sociale të shoqërisë sonë. Banka Ekonomike Mendon për ty!

Panairi i produkteve bujqësore dhe agro industriale

Banka Ekonomike po merr pjesë në Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Agro Industriale "Prishtina 2017", i cili mbahet deri ditën e Shtune (30 Shtator 2017) në Qendrën e Panaireve, fshati Bërnicë – Prishtinë, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë. Banka Ekonomike, si banka e vetme me 100 përqind kapital vendor, gjithsesi ndjen përgjegjësi të shtuar në pjesëmarrjen aktive në zhvillimin e ekonomisë vendore, me ç’rast ka dizajnuar të gjitha produktet e shërbimet bankare, të përshtatura për agro bizneset. Na vizitoni, Ju mirëpresim!

Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshjen e garancisë me fondin kosovar për garanci kreditore

Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshjen e garancisë me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore Banka Ekonomike dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore nënshkruan marrëveshjen për garancinë kreditore e cila do të ju mundësoj ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme qasje më të lehtë në financime, gjithashtu edhe siguri më të madhe për bankën në aspekt të kredidhënies. Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë më së shumti bizneset e grave, fermerët, gjithashtu edhe sipërmarrësit të cilët nuk kanë mundësi të ofrojnë kolateral të mjaftueshëm për sigurimin e kredisë. Njëkohësisht kjo marrëveshje ka për qëllim stimulimin e kredidhënies te ato biznese ku planet e tyre investive do të kontriubojnë në rritje ekonomike, si dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës. Procedura e aplikimit është e njëjtë me procedurat standarde të bankës dhe me këtë rast, nëse klienti nuk i përmbush plotësisht kushtet për marrje të kredisë si: minimum i kolateralit, minimum i hipotekës apo minimum i ndonjë lloji tjetër kolaterali, banka do t’ia mundësoj lëshimin e kredisë duke shfrytëzuar garancinë e FKGK-së.

Panairi i produkteve, bujqësore dhe agroindustriale

Banka Ekonomike është duke marr pjesë në Panairin e Produkteve, Bujqësore dhe Agroindustriale të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë. Panairi është duke u mbajtur në Qendrën e Panaireve, fshati Shkabaj – Prishtinë, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë dhe do të zgjasë deri me 01.10.2016 Na vizitoni, ju mirëpresim! Banka Ekonomike Mendon për ty!

Banka Ekonomike sponzor i artë i aksionit humanitar “Let’s Dance”

Banka Ekonomike si sponzor i artë edhe këtë vit mbështeti aksionin humanitar “Let’s Dance” të organizuar nga fondacioni për Nëna dhe fëmijë, të mbajtur me datë 22 Shtator 2016. Qëllimi i këtij aksioni humanitar është që të gjitha mjetet e mbledhura të shkojnë në ndihmë për nënat dhe fëmijët. Ky donacion është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të Bankës Ekonomike për ngritjen e vetëdijësimit dhe përgjegjësisë sociale të shoqërisë sonë. Banka Ekonomike Mendon për ty!

Kredia individuale deri në 5000 euro

Kredi Individuale deri në 5,000 Eur, pa bashkëhuamarrës, pa kolateral dhe vetëm me kontratë pune, aprovimi brenda 24h.
Për më shumë informata, vizitojeni njërën nga degët tona më të afërta për ju!
Banka Ekonomike
Mendon për ty!

Rialokimi i bankomatit

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se ka rialokuar bankomatin i cili gjendet te Pallati i Rinisë. Bankomati i rialokuar tani gjendet pranë hyrjes kryesore të Pallatit të Rinisë. Vendosja e këtij bankomati, klientëve do të ju mundësojë qasje në llogaritë e tyre 24 orë në ditë, çdo ditë të javës. Ky hap konfirmon misionin e bankës për të krijuar kushte sa më të përshtatshme klientëve tanë. Ju mirëpresim!

Realizoni qëllimin tuaj

Realizoni qëllimin tuaj duke blerë shtëpinë apo banesën që gjithmonë e keni ëndërruar me kredi hipotekare nga Banka Ekonomike deri në 30 vjet. Për më shumë informata, vizitojeni njërën nga degët tona më të afërta për ju! Banka Ekonomike Mendon për ty!

Kredi biznesi

Keni biznes dhe qarkulloni përmes bankës? Përfitoni tarifën për transaksione ndërkombëtare deri në 50% më lirë, dhe shfrytëzoni mundësitë për mbitërheqje deri në 150% të qarkullimit me kohëzgjatje deri në 24 muaj. Ju poashtu do të përfitoni: • E-Banking (aktivizimi falas) • SMS Banking • Flexi Kartelë – (Master Kredit Kartelë) me të cilën mund të paguani deri në 18 këste - pa provizion - fitoni bonus
Shfaqur 81 nga 97 shpallje